LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si duket mëlçia e sëmurë nga cirroza pas një viti të konsumimit të alkoolit (Video)

Shikoni si duket mëlçia e sëmurë nga cirroza pas një viti të konsumimit të alkoolit (Video)

Me marrjen e madhe të sasisë së alkoolit krijohet sasi e madhe yndyre, gjë që mëlçisë ia pamundëson t’i plotësojë nevojat me oksigjen.

Cirroza e mëlçisë është gjendje në të cilën të gjitha pjesët e mëlçisë janë të përfshira me ndryshime patologjike. Shkaktari i cirrozës mund të jetë konsumimi i tepruar i alkoolit dhe atëherë fjala është për cirrozën alkoolike, transmeton Telegrafi.

Me marrjen e sasive të mëdha të alkoolit krijohet sasi e madhe e yndyrës, gjë që mëlçisë ia pamundëson t’i plotësojë nevojat e veta me oksigjen.

Si përgjigje e sistemit të imunitetit ndaj kësaj gjendjeje ndodh procesi inflamator i cili shkatërron qelizat e mëlçisë. Cirroza e mëlçisë paraqet dëmtim ireverzibil (të pakthyeshëm) të hepatociteve (qeliza të mëlçisë).

Një ndër shkaktarët e cirrozës së mëlçisë është edhe hepatiti kronik (A, B, C, D). Mund ta shkaktojnë edhe cirroza primare biliare, sëmundjet trashëguese, sëmundjet vaskulare, sëmundjet infektive, ilaçet.

Cirrozën si sëmundje kronike e karakterizojnë dëmtimet e indeve, krijimi i vragave fibroze dhe dëmtimi progresiv i funksionit të mëlçisë, grumbullimi i lëngjeve në abdomen, gjakrrjedhja, shtypja e lartë e gjakut në enët portale të gjakut dhe çrregullimi i funksioneve të caktuara palcës (encefalopatia hepatike).

Gjatë gjendjes së cirrozës së mëlçisë çdo proces në organizëm është i çrregulluar për shkak të parregullsive në punën e saj. Ndjenja e plogështisë, humbja e peshës trupore, ngritja e temperaturës dhe verdhëza shfaqen si pasojë e pamundësisë së mëlçisë që të eliminojë bilirubinën.

Është e njohur që konsumimi i alkoolit gjithmonë mund t’i marrë haraç trupit tuaj, shëndetit të zemrës dhe mëlçisë, mirëpo këtu mund të shihni gjithë dëmin i cili bëhet brenda trupit.

Në këtë xhirim të emisionit “Lifechangers”, Dr. Drew Pinsky u tregon shikuesve se si konsumimi i pakontrolluar i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë dhe të shkaktojë cirrozën.

Ai e krahason mëlçinë e shëndetshme me mëlçinë e cila ka cirrozë në mënyrë që të paralajmërojë se sa është me rëndësi që njerëzit t’i përmbahen mënyrës së shëndetshme të jetës.

– Mëlçia është plot vraga dhe përpiqet që të rigjenerohet, ndërkaq duke u rigjeneruar ajo formon edhe më shumë vragë, – thotë Dr. Pinsky.

Mëlçia të cilën ai e tregon me siguri është e ndonjë personi i cili ka vdekur nga cirroza, duke shtuar që pasi që mëlçia të pushojë të funksionojë në mënyrë të rregullt, pjesa tjetër e trupit fillon të shkatërrohet.

Më shumë detaje shikoni në video:

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori