LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se çfarë ka bërë ky burrë me makinën e tij Model Y

Shikoni se çfarë ka bërë ky burrë me makinën e tij Model Y

Një pronar i Tesla Model Y vendosi një çati diellore në automjetin e tij që mund t’ia shtojë SUV-it elektrik 32 kilometra në ditë të rrezes së vozitjes.

Tesla, si shumë prodhues të tjerë të automjeteve kishte eksploruar më parë për futjen e energjisë diellore në automjetet elektrike, por kurrë nuk e futi në funksion, transmeton Telegrafi.


Prodhuesit e tjerë të automjeteve elektrike e ofrojnë atë si një opsion, por sistemet e çatisë diellore fuqizojnë vetëm veçoritë ndihmëse dhe jo paketën aktuale të baterisë së grupit të fuqisë; ose ofrojnë vetëm disa milje distancë në ditë.

Në vitin 2017, CEO i Tesla-s, Elon Musk tha se ai i shtyu inxhinierët e tij që të kërkonin integrimin e qelizave diellore në automjetin Model 3, por në atë kohë ata arritën në përfundimin se nuk ia vlente.

Në zhvillim ka prototipe të automjeteve me energji diellore, por deri më tani nuk është lansuar asnjë me funksion të plotë.

Ndërkohë, një pronar i Tesla-s i mori gjërat në duart e tij dhe vendosi të ndërtojë një çati diellore të Modelin e tij Y, që do të shërbejë për mbushjen e makinës së tij.

“Për dy vjetët e fundit kam punuar në një sistem diellor 2000 vat deri në 4000 vat për Modelin tim Y — Sot mund ta karikoj kudo në botë! /Telegrafi/