Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është një ëndërr e bërë realitet për lojtarët e Kairat Almaty. 

Do të jetë një moment historik për klubin nga Kazakistani, dhe për ta bërë edhe më të mirë situatën, ata u shortuan si një nga kundërshtarët e Real Madridit. 


Lojtarët e Kairat ndoqën shortin së bashku, dhe kur braziliani legjendar Kaka kapi letrën me emrin e klubit madrilen në duar, ata ranë në eufori, u hodhën nga karriget e tyre dhe filluan të festonin spontanisht. 

Nuk ndodh çdo ditë që klubi më i trofeshëm evropian të vijë në Kazakistan. 

Nga ana tjetër, Reali ka një udhëtim jashtëzakonisht të gjatë përpara, i cili zgjat gati 12 orë me aeroplan. Almaty ndodhet thellë në Azi, afër kufirit me Kinën. 

Për krahasim, një fluturim nga Madridi në New Jork zgjat vetëm shtatë orë. 

Në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, Kairat do të luajë në shtëpi kundër Club Brugge, Olympiacos dhe Pafos dhe në udhëtim ndaj Chelsea, Arsenal, Sporting dhe Copenhagen./Telegrafi/

telegrafi sport app