LAJMI I FUNDIT:

Shikoni gishtin tuaj të mesit dhe zbuloni nëse do të bëheni tullac!

Shikoni gishtin tuaj të mesit dhe zbuloni nëse do të bëheni tullac!

Nëse është kështu, testosteroni e ka bërë punën e vet

Një nga problemet kryesore që shfaqet te meshkujt në mosha të caktuara është rënia e flokëve. Mund të ndikojë shumë në vetëbesimin te mashkulli.


Dhe tani shkencëtarët kanë zbuluar se si të parashikoni me kohë nëse do t’ju “humbnin” flokët në një periudhë të caktuar.

Gjithçka që duhet të bëni është të shikoni gishtin e mesit në dorën tuaj të djathtë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një gisht i mesit dukshëm më i gjatë në dorën e djathtë shoqërohet me një rritje gjashtëfish të rrezikut të tullacisë mashkullore. Kjo mund të jetë një reflektim i niveleve të rritura të testosteronit.

Ajo që bënë hulumtuesit nga Tajvani ishte të studionin 240 burra mbi moshën 37 vjeç, të cilët u diagnostikuan me alopecia.

“Studimi ynë zbuloi se sa e ndryshme të jetë gjatësia e gishtit tregues dhe e gishtit të unazës nga gishti i mesëm i dorës së djathtë, aq më i madh është rreziku i zhvillimit të alopecisë”, thotë dr. Ching-Jing Vu nga Universiteti “Kaohsiung” në Tajvan.

Sipas këtij studimi, një gisht i mesit pak më i madh mund të jetë një shenjë e niveleve të rritura të testosteronit.

Në mbështetje të kësaj, më herët është vërtetuar se testosteroni nuk shkakton vetvetiu rënien e flokëve tek meshkujt, por ndodh kur transformohet më tej nën ndikimin e një enzime të caktuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori