Shikoni çfarë ofrojnë aplikacionet e reja në BMW

BMW ka prezantuar një paketë të re aplikacionesh brenda automjetit, krijuar për të rritur përfshirjen e drejtuesit dhe shfrytëzimin e mundësive të sistemit më të fundit operativ BMW.
Prezantimi fillon me modelin iX3 të pajisur me paketën M Sport ose M Sport Package Pro, me plan për zgjerim edhe në modelet e tjera M.
M Cockpit

Shfaq një sërë të dhënash dinamike gjatë drejtimit: presionin dhe temperaturën e gomave, fuqinë dhe momentin rrotullues, këndin e drejtimit të timonit, lartësinë mbi nivelin e detit dhe matësin G-force. Drejtuesit mund të personalizojnë deri në pesë pamje të ndryshme të ekranit sipas stilit të tyre të vozitjes.
M Drag Meter

Dedikuar për përdorim në pistë, kjo aplikacion mat përshpejtimin dhe ngadalësimin, si dhe kohën e reagimit të drejtuesit kur starton nga qëndrimi.
M Channel

Një kanal multimedial brenda automjetit që ofron përmbajtje video të BMW-s M sipas kërkesës, përfshirë udhëzime, materiale të motorsportit dhe histori të ndryshme për entuziastët e markës.
Përveç kësaj, pronarët e modeleve M të prodhuara nga viti 2014 e në vazhdim në Gjermani do të kenë qasje në komunitetin digjital BMW M Community, ku mund të përfitojnë oferta ekskluzive, ftesa për ngjarje speciale dhe komunikim me drejtues të tjerë. /Telegrafi/





















































