LAJMI I FUNDIT:

‘Shija e Francës’ në Shkup (Foto)

‘Shija e Francës’ në Shkup (Foto)

Ambasada e Francës dhe Instituti francez në Shkup, me darkë franceze, sonte në Qendrën “Dhoma publike” për herë të dytë do ta organizojnë manifestimin “Shija e Francës”. Ngjarja mbahet me rastin e Ditëve të frankofonisë, ndërsa darka franceze do të organizohet në pesë kontinente me njëmijë kuzhinierë të angazhuar. Iniciativa është e kuzhinierit me renome Alen Dikas dhe Minsitrisë së Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar. Për menynë në “Dhomën publike” do të jetë i angazhuar kuzhinieri Mark de Jong. Me ekip bashkëpunëtorësh nga Maqedonia, ai sot do të gatuajë darkë për rreth 120 mysafirë të cilët do t’i degustojnëshijet nga Franca.

Ambasadorja e Francës, Lorens Oer, në konferencë për shtyp, me rastin e manifestimit, tha se gastronomia franceze është element themelues i kulturës dhe traditës franceze, është shkruar në listën e trashëgimisë kulturore të UNESKO­s dhe është segment i rëndësishëm në ofertën turistike të Francës. “Qëllimi i ngjarjes ‘Shija e Francës’ është që kuzhina franceze të jetë më e kapshme për njerëzit. Dëshirojmë të zgjerohet edhe në Manastir, Tetovë dhe në qytete të tjera, dhe të kemi edhe restorante franceze. Kuzhina është diçka që i afron njerëzit, është moment i kënaqësisë dhe ndarjes, e moment të tillë do të kemi sot”, tha Oar. Ajo tha se e don edhe kuzhinën e Maqedonisë dhe përgatitjen e ushqimit të shëdnetshëm me shumë perime. Gjen edhe ngjashmëri ndërmjet dy kuzhinave, duke i karahasuar pasulin në tavë me kasulen franceze apo afërsinë në shije të verërave muskat dhe traminec. Krajas darkës në “Dhomën publike”, do të ketë darkë franceze edhe për mysafirë të lartë në Rezidencën e Francës në Shkup, njofton MIA.

Ushqimi francez


Kuzhinieri Mark de Jong do t’i japë idetë dhe prëvojën për menynë, ndërsa në prëgatitjen e përbërësve do t’i ndihmojë një ekip i kuzhinierëve nga Maqedonia dhe bashkëpunëtorë nga “Dhoma publike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori