LAJMI I FUNDIT:

Shifra alarmante: Në Prishtinë, ajri është “i pashëndetshëm” në 50% të kohës

Shifra alarmante: Në Prishtinë, ajri është “i pashëndetshëm” në 50% të kohës

Në botë, ndotja e ajrit shkakton 9 milionë vdekje çdo vit, e cila është e barabartë me 1/4 e vdekjeve totale. Vdekshmëria për shkak të ndotjes së ajrit arrin deri në 120 vdekje në 100,000 banorë, ndërsa në nivel evropian ky numër arrin deri në 133 vdekje në 100,000 banorë.

INDEP publikoi hulumtimin rreth cilësisë së ajrit në Kosovë. Sipas këtij hulumtimi, në Prishtinë, të dhënat e siguruara nga Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) tregojnë se ajri është “i pashëndetshëm” 50% të kohës, “shumë i pashëndetshëm” 20% të kohës dhe “i rrezikshëm” 5% të kohës.

“Kur ajri kategorizohet ose si shumë i pashëndetshëm, ose i rrezikshëm, e gjithë popullsia mund, ose ka gjasa, të përjetojë efekte serioze shëndetësore”, thuhet në raport.

Sipas raportit, energjia, industria, transporti, bujqësia dhe mbeturinat konsiderohen si burimet kryesore të ndotjes.

“Përkundër miratimit të ligjeve për mbrojtjen e ajrit dhe të një kornize të ngjashme legjislative, Kosova është ende larg standardeve të BE-së. Gjendja e ajrit në rajon është dëshmuar si e dëmshme për popullsinë dhe mjedisin”, vijon raporti i INDEP.

Raporti rekomandon që Komunat të vendosin kontroll më të rreptë të ngrohjeve të familjeve duke vënë në punë më shumë inspektorë, duke ndaluar djegien e linjitit në stufa, duke gjobitur për djegien e qymyrit dhe mbeturinave, si dhe gjithashtu duke investuar në energji të ripërtëritshme dhe sisteme të ngrohjes qendrore.

Komunat gjithashtu mund të zbatojnë stimujt për zëvendësimin e sobave të vjetra shtëpiake me ato të reja, duke përdorur lëndë djegëse më pak ndotëse për alternativat e ripërtëritshme.

Për automjetet, raportin sugjeron që stimujt duhet të inkurajojnë përdorimin e një karburanti më cilësor dhe duhet të vendoset kontroll i rreptë i cilësisë së karburantit dhe rregulloreve.

“Duhet të zbatohet një afat kohor për përdorimin e automjeteve të vjetra që ndotin më së shumti. Qeveria nuk duhet të kthehet prapa rreth ligjit që ndalon importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe kontrollet e rregullta teknike, si dhe shkarkimi i makinave duhet të jetë i detyrueshëm. Mund të bëhet edhe nxitje me tatime më të vogla për të blerë makina të reja, që ndotin më pak, dhe për t’i ricikluar ato të vjetrat”, rekomandon raporti i INDEP.

Po ashtu, thuhet se duhet të nxiten inkurajimet që njerëzit të përdorin transport alternativ që prodhon më pak ndotje në mjedis si dhe Qeveria duhet të investojë në transport publik më të mirë, duke zhvilluar sektorin hekurudhor dhe duke përmirësuar transportin publik në zonat urbane.

Sipas INDEP, kur niveli i ndotjes të arrijë nivel të lartë, rregullat mund të zbatohen si në shumicën e qyteteve të mëdha të Bashkimit Evropian e që është ndalimi i qarkullimit në qendrat e qytetit, lejimi i transportit publik falas, zbatimi i racionimit të hapësirës rrugore si udhëtim ditor alternativ, i bazuar në numër të rastësishëm ose të barabartë linjash.

Sa i përket sektorit të energjisë, INDEP thotë se është e nevojshme që qeveria të bëjë zgjedhje të mirinformuara të energjisë, bazuar jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në një analizë kosto-përfitim. Kjo duhet të përfshijë edhe ndikimin në shëndet dhe mjedis si dhe Kosova duhet të investojë më shumë në energjinë e ripërtëritshme dhe efikasitetin e energjisë.

Ndër rekomandimet që jepen, thuhet se nevojitet qasje më e madhe në informatat mbi efektin e ndotjes së ajrit në mënyrë që publiku të mund të marrë pjesë në marrjen e vendimeve dhe të informohet.

“Përmirësimet nuk mund të bëhen pa vullnet politik për të vepruar. Përfshirja kuptimplote është e nevojshme për ta bërë gjendjen e ajrit në Kosovë prioritet, përfshirë sigurimin e sektorit të mjaftueshëm financiar dhe kapaciteteve më të mira administrative. Roli i gjyqësorit në sektorin e mjedisit duhet të jetë shumë më i fuqishëm, për të zbatuar legjislacionin ekzistues”, thuhet në raport. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori