LAJMI I FUNDIT:

SHIFK nis bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës

SHIFK nis bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, të premten ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës (SHIFK), Venhar Hana.

Në takim, Hana e ka njoftuar Rukiqin lidhur me qëllimin, misionin dhe aktivitetet e SHIFK-ut duke potencuar nevojën e themelimit dhe rritjes së bashkëpunimin institucional, me qëllim të zhvillimit dhe promovimit sa më të mirë të sektorit financiar jobankar në Kosovë, duke ndjekur trendet e fundit në avancimin e kësaj industrie në rajon dhe botë.


Ndërkaq, kryetari i OEK-u, Berat Rukiqi e ka mirëpritur iniciativën për këtë bashkëpunim duke theksuar se bashkërisht, OEK-u dhe SHIFK-u mund të punojnë në drejtim të dhënies së kontributit profesional për lobimin në nismat ligjore, ngritjen e çështjeve të caktuara me interes të përbashkët për trajtim nga institucionet përgjegjëse, rritjen e nivelit të përfshirjes financiare në vend si dhe vlerësimin e modaliteteve për promovimin e mundësisë që kanë institucionet financiare në përgjithësi në zgjidhjen e kontesteve në mënyra alternative, siç është ajo përmes Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit pranë OEK-u.

Në përfundim të takimit palët janë pajtuar që intensivisht të punojnë që brenda një afti sa mw tw shkurtër kohor të formalizohet bashkëpunimin ndërinstitucional, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit.