LAJMI I FUNDIT:

SHGM reagon për qëndrimin joprofesional të Spitalit Klinik në Tetovë ndaj gazetarëve dhe mediave

SHGM reagon për qëndrimin joprofesional të Spitalit Klinik në Tetovë ndaj gazetarëve dhe mediave

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon për qëndrimin joprofesional të udhëheqësisë së Spitalit Klinik të Tetovës ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, gjatë dhënies së deklaratës së djeshme të ministrit të shëndetësisë dhe drejtorëve të Spitalit Klinik në Tetovë, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

“Konkretisht për ngjarjen në Spitalin Klinik në Tetovë, gazetarët që punojnë për media në gjuhën maqedonase ankohen se nuk kanë marrë ftesë për ta ndjekur. Nga spitali thonë se nuk ka pasur ftesa zyrtare, por megjithatë pranojnë se ekipi për PR të spitalit ka gabuar.

Sipas njoftimeve publike të një pjese të mediave që kanë pyetur publikisht drejtorin Ilir Demiri se përse është bërë ndarje dhe janë thirrur vetëm mediat në gjuhën shqipe, ai përmes një mesazhi telefonik është përgjigjur se ishte një dështim i shërbimit për marrëdhënie me publikun në Spitalin Klinik në Tetovë”, thuhet në njoftim.


SHGM vlerëson se një marrëdhënie e tillë joprofesionale është e papranueshme. Kërkojmë që në të ardhmen menaxhmenti i Spitalit klinik në Tetovë të mos bëjë lëshime të kësaj natyre, sepse gazetarët punojnë në interes të mbarë publikut, i cili ka të drejtë të informohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori