SHGM: Pandemia shpalosi virtytet dhe mangësitë e mediave dhe gazetarisë në Maqedoninë e Veriut
3 maji, sot në kontekstin e krizës shëndetësore në mbarë botën, më shumë se kurrë u bë e qartë rëndësia e gazetarisë së pavarur dhe profesionale. Kriza e shkaktuar nga pandemia me Covid-19 nxori në pah të gjitha virtytet, por edhe dobësitë e gazetarisë, e cila në periudhën e kaluar kaloi nëpërmjet ndryshimeve dhe trazirave serioze.
Gazetaria profesionale përkundër propagandës, sot më shumë se kurrë paraqet një sfidë për të gjithë ne, të përpiqemi të ruajmë cilësinë e gazetarëve që trajtojnë mendimin e lirë si udhëzues, gjatë pengesave me të cilat është duke u përballuar bota, por edhe Maqedonia e Veriut.
Gazetaria e përgjegjshme dhe profesionale pikërisht në këtë situatë krize ka provuar të jetë thelbësore në drejtim të informimit të qytetarëve. Prandaj, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së bashku me Misionin e OSBE-së në Shkup, bëjnë thirrje për solidaritet dhe mbështetje, para së gjithash nga publiku, për gazetarët dhe punonjësit mediatik të cilët gjatë vitit të kaluar u ballafaquan me sfida të mëdha shëndetësore, të sigurisë, financiare, por dhe sfida etike gjatë përpjekjes për të informuar në mënyrë adekuate dhe në kohë publikun për ngjarjet dhe zhvillimet lidhur me pandeminë me Covid-19. Lufta kundër dezinformatave të cilat u dëshmuan të jenë veçanërisht të dëmshme në kohëra të tilla sfiduese është e mundur vetëm me prodhimin e informatave të sakta dhe objektive dhe përmes punës transparente të Qeverisë dhe institucioneve të tjera publike. Por, nuk është vetëm pandemia pjesë e fotografisë për gazetarinë dhe mediat sot. Përparimi i ngadaltë i lirive të mediave në listat botërore që matin këto parametra tregon se duhet bërë përpjekje shtesë nga tërë komuniteti në Maqedoninë e Veriut, për një përparim më të fortë në listën e vendeve në të cilët mediat janë plotësisht të lira. Gazetaria duhet të trajtohet si një e mirë publike dhe rrjedha e informatave nuk duhet të kufizohet.
Si vazhdim i bashkëpunimit me Misionin e OSBE-së në kuadër të së cilit vitin e kaluar u ndanë 150 pako mbrojtëse për Covid-19 në 100 media, sot me rastin e shënimit të kësaj dite njoftojmë që SHGM me ndihmën e OSBE-së siguroi 120 komplete të jelekëve dhe kapelave mbrojtëse, të cilat do të ndihmojnë që reporterët që marrin pjesë në ngjarje me rrezik të lartë të jenë më të dukshëm dhe në këtë mënyrë të mbrohen më mirë. Deklaratë e ambasadorit Klemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup:
Sipas raportit të këtij viti të “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e mediave i cili u publikua pak më parë, Maqedonia e Veriut ka kërcyer 2 vende në këtë listë dhe tani është renditur e 90-ta nga gjithsej 180 vende në botë, që është një përmirësim i vogël, por është ende një pozitë zhgënjyese. Prandaj, ju kujtojmë kërkesat tona nga viti i kaluar me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, dhe ato janë reforma thelbësore në sektorin e mediave në vend me qëllim që të krijohen kushte të punës për gazetarët dhe punonjësit mediatik përmes të cilëve do të krijohet ambient për kryerjen e detyrave të tyre të punës pa presione, shantazhe dhe shqetësime për statusin e tyre socio-ekonomik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën