Gjendet i mituri që voziste motoçikletën në drejtim të kundërt dhe pa leje në Veles

MPB Maqedoni njofton se dje (01.09.2026), në orën 10:00, në rrugën “11 Tetori” në Veles, nëpunësit policorë të SPB Veles e kanë vërejtur një motoçikletë që lëvizte në drejtim të kundërt. Kur drejtuesi i ka vërejtur nëpunësit policorë, e ka parkuar motoçikletën dhe ka ikur.
"Pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së kontrolleve, është konstatuar se motoçikletën e ka drejtuar një i mitur 14-vjeçar nga Velesi. Me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale në Veles".
"Motoçikleta është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parsshtrohet parashtresë përkatëse", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
18 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































