LAJMI I FUNDIT:

SHGM kërkon zgjidhje urgjente të proceseve të dhunës ndaj gazetarëve

SHGM kërkon zgjidhje urgjente të proceseve të dhunës ndaj gazetarëve

Zgjidhje urgjente për të gjitha proceset e hapura në të cilat ndaj gazetarëve ushtrohet dhunë, reforma në rregulloren për paditë dhe reagimi serioz i MPB-së dhe PTHP-së ndaj dhunës verbale që ndodh gjithnjë e më shpesh përmes platformave online janë Kërkesat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përfundimin e Pandëshkueshmërisë për Krimet Kundër Gazetarëve – 2 nëntori.

Në konferencën e sotme për media të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) që u mbajt në Klubin e gazetarëve u diskutua për mbrojtjen e gazetarëve dhe kriminalitetin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, theksoi se këtë vit janë regjistruar katër shkelje më serioze të të drejtave të gazetarëve, së bashku me kërcënime të shumta onlajn dhe tetë padi.


Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se çdo kërcënim fizik ndaj gazetarëve duhet të jetë seriozisht i përpunuar nga ana e MPB-së dhe organeve tjera hetuese.

Prokurori Publik shtetëror Lupço Kocevski, konfirmoi se prokuroria i ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rasteve dhe tha se dënon çdo lloj forme të presionit ndaj gazetarëve.

Kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski, theksoi se ka shumë hapësirë për punën në pjesën e sigurisë së gazetarëve, dhe se kushte më të volitshme për punë ka në mediat online./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori