LAJMI I FUNDIT:

ShGM kërkon të ndërpritet vlerësimi i gazetarëve të RTM-së me kritere administrative

ShGM kërkon të ndërpritet vlerësimi i gazetarëve të RTM-së me kritere administrative

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë proteston kundër vlerësimit të gazetarëve dhe kuadrit kreativ në Radiotelevizionin e Maqedonisë në pajtim me Ligjin për nëpunësit publik.

“Gazetarët dhe kuadri kreativ në RTM nuk guxon të trajtohen si administratë publike dhe ofrues të shërbimeve publike sepse kështu cenohet autonomia institucionale dhe pamundësohet roli i tij si servis radioviziv publik i qytetarëve”, thonë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, vlerësimi i tyre si pjesë e administratës publike paraqet trysni publike ndaj kolegëve tanë dhe përpjekje për të ndikuar në politikën redaktuese të servisit publik ndërsa Këshilli programor dhe Drejtori i RTM-së, duhet menjëherë të shtyjnë vlerësimin e gazetarëve të servisit publik me kritere administrative deri sa kolegët tanë nuk shlyhen nga Ligji për nëpunësit publik.

Ata po ashtu ashtu kërkojnë nga Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë të pushojë së ushtruari trysni financiare ndaj RTM-së.

“Servisi publik llogari jep vetëm para Kuvendit të Maqedonisë dhe askujt tjetër. MShIA nuk ka të drejtë të kërkojë raporte financiare mujore për punën e RTM-së sepse me këtë bëhet ndërhyrje në pavarësinë financiare të servisit publik” thuhet në fund të kumtesës së ShGM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori