LAJMI I FUNDIT:

SHGM-ja shqetësohet për mundësinë e shuarjes të disa gazetave në Maqedoni

SHGM-ja shqetësohet për mundësinë e shuarjes të disa gazetave në Maqedoni

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) është e shqetësuar seriozisht për shkak të rrezikut që Media Print Maqedoni (MPM), e cila posedon katër gazeta, një magazin dhe një portal interneti, t’i çojë në falimentim.

Në kumtesën e SHGM-së mes tjerash thuhet se ”qëllimi i pronarëve dhe menaxherëve të MPM-së nuk është të zgjidhë krizën në kompani, por ngadalë të shuhen gazetat përmes largimit të vazhdueshëm nga puna të gazetarëve. Kjo nuk paraqet vetëm shkelje të të drejtave të punës së gazetarëve, por është edhe goditje kundër lirisë së mediave.


Përpjekja për marrjen e një pjese të punësuarve në kompaninë e re simotër përmes shpalljeve për punësime, paraqet nënçmim të gazetarëve dhe rrezik për pushimin nga puna të gazetarëve të padëshiruar. Drejtuesit nuk kanë guximin të pranojnë se mossuksesi i kompanisë është mossukses i tyre. Në vend të eliminojnë shkaqet që prodhuan krizën, ata brutalisht qërojnë hesapet me gazetarët.

Ulja drastike e tirazheve të gazetave dhe të hyrave nga reklamat vjen për shkak të politikave të gabuara të drejtuesve të kompanisë, të cilët përmes redaktorëve të dëgjueshëm, të cilët në mënyrë jokritike përkrahën politikat e partisë në pushtet, OBRM-PDUKM.

Shuarja e heshtur e MPM-së është shembull më i mirë se shtypi partiak në Maqedoni nuk ka ardhmëri. Vetëm gazetaria e lirë dhe profesionale mund të krijojë media të qëndrueshme, të cilat në mënyrë të përgjegjshme do të luajnë rolin e tyre në demokraci, të informojnë qytetarët dhe të kontrollojnë pushtetin.

SHGM solidarizohet me Sindikatin e Pavarur të Gazetarëve dhe punonjësve mediatik në kërkesat e tyre që të fillojë dialogu mes sindikatit dhe menaxhmentit të MPM-së, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së qëndrueshme në interes të gjitha palëve”, thuhet mes tjerash nga SHGM-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori