LAJMI I FUNDIT:

SHGM-ja kërkon vetë-rregullimin e portaleve

SHGM-ja kërkon vetë-rregullimin e portaleve

Paralajmërimet kryeministrit Zaev dhe disa ministrave të kabinetit të tij për padi ndaj disa mediave, nuk e zgjidhin problemin me lajmet e rreme, thonë nga Këshilli i etikës.. Katerina Sinadinovska nga ky trup thotë se pavarësisht se kohëve të fundit dukshëm është rritur numri i portaleve që merren me lajme të rrejshme, ligji nuk do të ishte zgjidhja për zhdukjen e këtij fenomeni, por vetë-rregullimi.

“Në një shtet ku ligjet dhe zbatimi i tij është mjaftë i dobët, nuk mendojmë se ndonjë ligj i ri mund të ndihmojë. Askush askujt nuk mund të ia merr të drejtën që të denoncojë Në kohën kur reformat në media janë absolutisht të dobëta, mendoj se denoncimet nuk janë zgjidhje, ne kemi shumë punë tjera me të cilat duhet të luftojmë në aspekt se si të profesionalizohet portalet”, tha Katerina Sinadinovska, Këshilli i etikës në Media.


Për të luftuar lajmet e rrejshme, SHGM-ja dhe Lidhja e Sindikate të Maqedonisë firmosën memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh hapjen e një regjistri ku do të regjistrohen portalet e besueshme. Kreu i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se ndarja e portaleve të besueshme dhe jo të besueshme do të mjaftonte për tu treguar bizneseve se në cilat media online duhet të reklamohen dhe në cilat jo.

“Për këtë arsye tentojmë ta rregullojmë këtë çështje me vetë-rregullim të fortë ku do të dallohen mediat profesionale dhe ata joprofesionale. Kur këto të ndahen, kur këtë gjë do e kenë të qartë edhe bizneset, besoni se atëherë mediat do të tregohen ambicioz për kyçjen tek media profesionale”, pohoi Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së.

Por Ministri për Shoqëri Informatike Damjan Mançevski, me zë mjaft kritik ndaj Agjencisë së Mediave shprehu mllefin e tij për mos kontrollim të portaleve të cilat gjenerojnë lajme të rrejshme.

Pos kryeministrit Zaev, padi për disa media paralajmëruan edhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, ajo e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe nënkryetarja e Kuvendit Friosina Remenski, emra të cilët disa portale i përmendën në rastin “Haraçi”/Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori