LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Gazetarët u penguan të raportojnë për një ngjarje ku mori pjesë kryeministri Kovaçevski

SHGM: Gazetarët u penguan të raportojnë për një ngjarje ku mori pjesë kryeministri Kovaçevski

Gjatë ngjarjes së sotme rreth fabrikës “Pekabesco” në Shkup, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gazetarët Ljupçe Zllatev dhe Predrag Kukiq u penguan të marrin pjesë në ngjarje dhe t’i bëjnë pyetje kryeministrit, njoftojnë nga SHGM.

“Sipas informacioneve që kanë mbërritur në SHGM nga kolegët gazetarë të pranishëm në ngjarje, një person i punësuar në agjencinë private të sigurisë ROTE u ka kërkuar kredencialet gazetareske, të cilat sipas dëshmisë së gazetarëve ua kanë treguar dhe theksojnë se i kanë marrë ftesë nga qeveria për këtë ngjarje. Por sigurimi i ka penguar të hyjnë në ngjarje, për të kryer detyrën e tyre gazetareske.


“Pas reagimeve të kolegëve tanë gazetarë për këtë incident, SHGM do të paraqesë ankesë në Odën e Sigurisë Private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbardhjen e këtij incidenti për agjencinë e sigurisë ROTE”, njoftojnë nga SHGM.

Duhet të dihet, thonë nga atje, se anëtarët e agjencive private të sigurimit në asnjë rast nuk duhet të kufizojnë punën e gazetarëve dhe punonjësve të mediave që raportojnë, sepse në këtë mënyrë u mohohet edhe e drejta e informimit të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori