LAJMI I FUNDIT:

Shfaqja e Valentino do të mungoj në Javën e Modës në Paris

Shfaqja e Valentino do të mungoj në Javën e Modës në Paris
Shfaqja e Valentino, e mbajtur në Paris gjatë muajit mars (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliuver)

Shtëpia italiane e modës Valentino njoftoi të martën se nuk do të marr pjesë në Javën e Modës në Paris.

Valentino tregoi se për shkak të pandemisë së coronavirusit, në vend që të prezantojë koleksionin pranverës dhe verës në Paris, do ta bëjë në Milano.


Zyrtarët e Javës së Modës në Paris në fillim të kësaj jave vendosën që maska mbrojtëse të jetë e domosdoshme, kur Franca regjistroi numrin e saj më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i majit.

“Sipas situatës aktuale, ne duhet të marrim vendime paraprakisht për të mbrojtur burimet tona të para, njerëzit tanë dhe për të lejuar që marka jonë të mbetet e rëndësishme në eksplorimin e mundësive alternative”, tha shefi ekzekutiv i Valentino, Jacopo Venturini.

“Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se do të ishte më etike të shfaqja koleksionin e ri në Itali, në Milano”, tha ai në një njoftim për shtyp

Valentino (FotoElisabetta Villa/Getty Images/Guliver)

“Parisi është qyteti që gjithmonë priti shfaqjet tona dhe përfaqëson ADN-në e Valentino”, shtoi drejtori krijues Pierpaolo Piccioli. “Situata aktuale na ka detyruar të marrim një vendim të pazakontë”, tha ai.

Përhapja e pandemisë së coronavirusit, e cila la pas shumë viktima në mbarë botën, ka kthyer edhe industrinë e modës me kokë poshtë, me javë virtuale të modës të mbajtura për herë të parë në Londër, Milano dhe Paris gjatë qershorit dhe korrikut. /Telegrafi/