Shfaqja “Bretkosa”, sonte mysafire në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren

Shfaqja “Bretkosa”, me regji të Burbuqe Berishës dhe me aktorët, Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi, rikthehet si mysafire në Teatrin "Bekim Fehmiu" në Prizren.
Vepra e Teatrit Kamertal të AAB-së do të takohet me publikun prizrenas të martën mbrëma prej orës 20:00, raporton Telegrafi.
"Një shfaqje që prek realitetin e Kosovës pas luftës, duke trajtuar vetminë dhe ballafaqimin me një qytet të madh si Prishtina", thuhet në njoftimin e shkurtër të Teatrit "Bekim Fehmiu" në Prizren. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































