LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë versioni ri i Audi RS5

Shfaqet për herë të parë versioni ri i Audi RS5

Pritet që ndryshimet, të jenë të ngjashme me Audi A4

Tani që Audi ka treguar se çfarë ka ndryshuar në A4, me të cilin do të rivalizojë me BMW 3 Series, është mësuar se ka filluar edhe testimi i modelit RS5, që u pa duke u testuar në shtigje malore, transmeton Telegrafi.


Kamuflimi i pjesës së përparme dhe të pasme, lë të kuptohet se cilat pjesë do t’i nënshtrohen procesit të ndryshimeve.

Sikurse A4 edhe në versionin e ri të RS5 që për herë të parë është shfaqur në rrugë, do të kenë ndryshim bë dritat LED, pjesët për hyrjen e ajrit, si dhe grilli që do të jetë më i gjerë dhe ulët.

Ndryshime do të ketë edhe në brendi, ku do të vendoset ekrani 10.1 inç i ndjeshëm në prekje, si dhe shumë përditësime teknologjike.

Me këto ndryshime të lehta, Audi RS5 pritet ta ketë shpejtësinë deri në 250 kilometra në orë, derisa ka dukje shumë të këndshme dhe të mirë. /Telegrafi/