LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë në publik vagoni i ardhshëm Mercedes E-Class

Shfaqet për herë të parë në publik vagoni i ardhshëm Mercedes E-Class

Gjenerata e ardhshme Mercedes-Benz E-Class është në fazat e tij më të fundit të zhvillimit pasi është parë duke u testuar në rrugë publike që nga dhjetori 2021.

Megjithatë, automjeti ekzekutiv është shfaqur gjithmonë në formë sedan – deri vonë, e postuar në YouTube nga walkoARTvideos.


Për herë të parë, gjenerata e re versionit vagon të Mercedes E-Class u pa në një rrugë publike, transmeton Telegrafi.

Ishte duke pritur për dritën e gjelbër në një kryqëzim, e kompletuar me të gjitha kamuflazhet të cilat priten nga një veturë testuese.

Ishin 2 prototipa, edhe pse në fakt dallimet mes tyre nuk mund të shiheshin nga video-ja.

Siç edhe u prit, E-Class do të duket si një Mercedes S-Class i zvogëluar, me disa ndryshime evolucionare në dizajnin e modelit të ri.

Grila pritet që të bëhet më e vogël se më parë, si gjithashtu edhe fenerët do të jenë më të hollë. Pjesa e pasme pritet që ta merr qasjen e njëjtë.

Në ndërkohë, interieri nuk mund të shihej në videon e incizuar, por që nga Motor 1 thonë se nuk dyshojnë se do të jetë më ndryshe se që ishte parë më herët. /Telegrafi/