LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet një pjesë e strukturës së makinës pickup nga Hyundai

Shfaqet një pjesë e strukturës së makinës pickup nga Hyundai

Ngjanë shumë me makinën, të cilën e kemi parë duke u testuar

Hunday është duke punuar në një makinë pickup, që pritet të quhet Santa Cruz dhe do të arrijë gjatë vitit që vjen, ndërsa deri më tani është parë teksa testohej në rrugë me borë, transmeton Telegrafi.


Por, një imazh i rrjedhur në internet, që e shfaqë një pjesë të strukturës së kësaj makine, tregon shumë më mirë se si mund të duket.

I mazhi e tregon vetëm pjesën anësore, ku vërehet prerja e ashpër që është bërë në pjesën e pasme, ndërsa shihet se si do t’i ketë dritaret, dritat, si dhe mbrojtëset mbi rrota.

Këndet e dritareve, si dhe linjat në përgjithësi, janë shumë të ngjashme me Hyundai Elantra që është lansuar kohëve të fundit. Derisa dimensionet e përgjithshme i ka të ngjashme me Hyundai Tucson, duke lënë të kuptohet se do të konkurrojë me Ford GM, Nissan dhe Toyota.

Më herët, Hyundai ka thënë se do ta prodhojë një pickup të destinuar më shumë për rrugët urbane, që lë të kuptohet se ishte fjala për këtë makinë, që pjesën për bartjen e mallrave, nuk e ka më të gjatë se 1.2 metra. /Telegrafi/