LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet në lum një rreth misterioz i akullt që po sillet, tërheq vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme (Video)

Shfaqet në lum një rreth misterioz i akullt që po sillet, tërheq vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme (Video)

Një rreth i madh i akullt është shfaqur në lumin  Liao, në provincën kineze Liaoning.

Dhe që kur është shfaqur në sipërfaqe të ujit, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve që po udhëtojnë nga vendet të ndryshme për ta parë nga afër, transmeton Telegrafi.


Ky rreth vazhdimisht sillet për shkak të ujit të rrëmbyeshëm të lumit, por askush nuk po e di se si është formuar apo ndërtuar.

Në këtë rreth mund të qëndrojnë më shumë se 10 persona, gjë që edhe është testuar pasi u shfaq në sipërfaqe të ujit.

Sipas ekspertëve, besohet se ky fenomen është i zakonshëm në Polin e Veriut, Skandinavi dhe Kanada.

Uji i rrëmbyeshëm dhe temperaturat e ulta mund të formojnë akullin në formë të një rrethi. /Telegrafi/