LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet më në fund duke u testuar Lotus Esprit, dhjetë vite pasi u prezantua për herë të parë

Shfaqet më në fund duke u testuar Lotus Esprit, dhjetë vite pasi u prezantua për herë të parë

Ngjanë shumë me Evora, por nuk është

Kjo është hera e parë në kohët e fundit, që Lotus është duke e prodhuar një makinë dhe duket se së shpejti mund ta shohim në horizont, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, dihej se ky prodhues anglez është duke punuar në Evija të ri, që do t’i ketë 2,000 kuaj fuqi. Në këtë formë, bëhet makina e parë në 12 vjet, që Lotus e sjellë në treg, ndërsa mësohet se do ta zëvendësojë modelin Evora.

Tashmë, është shfaqur më në fund ky model i ri duke u testuar, ndërsa pritet të quhet Esprit, megjithëse nuk është bërë e ditur zyrtarisht. Lotus e ka prezantuar konceptin e Esprit para dhjetë vitesh, duke mos sjellë më pas asnjë detaj lidhur me të.

Por, reporterët që merren me makinat e reja, kanë arritur ta shohin nga afër këtë makinë, gjë që është një lajm shumë i rëndësishëm për Lotus, në dekadën e fundit.

Vetura ka qenë e parkuar skaj një rruge, derisa ishte e mbuluar me pjesën e jashtme të modelit Evora, që është një praktikë e popullarizuar e prodhuesve, që t’i fshehin makinat e reja.

Megjithëse nuk ka të dhëna konkrete, pritet që Lotus Esprit të mos jetë ndërtuar në platformën e vjetër, por në një të re, që i mundëson të jetë shumë më e mirë. /Telegrafi/