LAJMI I FUNDIT:

Sheshi “Skënderbeu” në Pejë tanimë edhe i digjitalizuar në 3D

Sheshi “Skënderbeu” në Pejë tanimë edhe i digjitalizuar në 3D

Sikurse asnjëherë më parë, transformimi teknologjik ka avancuar dhe i ka ndryshuar rrënjësisht përditshmëritë tona.

Pjesë e këtij transformimi teknologjik, siç duket është edhe sheshi “Skënderbeu” në qytetin e Pejës, i cili tani vjen i digjitalizuar dhe i gatshëm për t’u përjetuar secila hapësirë.


Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili ka treguar se tani të gjithë do të munden ta përjetojnë bukurinë e sheshit përmes pajisjeve elektronike.

Një falënderim të veçantë ai ia ka bërë kompanisë që e ka realizuar 3D projektin, Unique Studio – Meriton Belegu.

Për ta parë sheshin në 3D, klikoni KËTU.