LAJMI I FUNDIT:

Sheshi “Skenderbeu” gati për inaugurimin e Thaçit President (Video)

Sheshi “Skenderbeu” gati për inaugurimin e Thaçit President (Video)

Për 15 vitet e fundit, monumenti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu rrallë herë u pastrua, mirëpo këtë të mërkurë pati kujdes të veçantë.

Kjo për faktin se më 8 prill, për herë të parë në historinë e Kosovës, një president do t’i dorëzojë zyrtarisht mandatin pasardhësit të tij në sheshin që mban emrin e këtij heroi.


Për inaugurimin e Presidentit të ri, Hashim Thaçi, që do të bëhet 42 ditë pas zgjedhjes së tij në këtë post, sheshi do të marrë pamje tjetër.

Në ceremoninë inauguruese të Hashim Thaçit, janë ftuar mbi 1300 mysafir. Ku përfshihen presidentë, ministra të jashtëm të vendeve të rajonit e më gjerë si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.