Shëron dhjetëra sëmundje: Përse të sëmurët do të duhej të hanin kungull dhe farat e tij!
Pasi të lexoni këtë tekst, me siguri më shpesh do të konsumoni kungullin dhe farat e tij, të cilat janë plot përbërës të dobishëm
Shkenca ka treguar që është njëri ndër bimë barishtore më shëruese. Fjala është për kungullin.
Do të duhej të konsumoni kungullin dhe farat e tij të cilat janë plot përbërës të dobishëm, transmeton Telegrafi.
Fryti i kungullit në mjekësinë popullore rekomandohet si diurektik, për eliminimin e ujit të tepërt nga organizmi, posaçërisht u rekomandohet njerëzve të cilët vuajnë nga reuma, artriti apo inflamacioni i veshkave.
Për personat që kanë peshë të tepërt trupore kungulli është ushqim i shkëlqyeshëm dietal, si edhe për ata me diabet. Mirëpo, nuk bën të ëmbëlsohet gjatë gatimit.
Është i shkëlqyeshëm për personat me sëmundje të lukthit dhe të zorrës së hollë, por edhe për ata të cilët vuajnë nga jashtëqitja me gjak.
Si mjet kundër skrave të fëmijëve në mjekësinë popullore përdoren farat e kungullit.
Mund t’i marrin fëmijët nga dy-tre vjeç, shtatzënat, nënat që ushqejnë foshnja me gji dhe të moshuarit, si edhe ata me mëlçi të sëmurë. Duhet të hanë në mëngjes, në lukth të zbrazët, fara të shtypura me pak mjaltë.
Për fëmijë të vegjël rekomandohen nga 30 deri në 50 gramë, ndërkaq për ata më të rritur nga 30 deri në 150, për personat e rritur sasia e farave nga 300 deri në 400 gramë.
Gjithashtu, pas kësaj terapie, rekomandohet të mos hahet asgjë disa orë.
Farat e kungullit lehtësojnë vështirësitë te prostata e sëmurë dhe atëherë duhet të konsumohet çdo ditë, me atë rast duhet pasur kujdes që me rastin e qërimit të mos eliminohet nënlëkura e gjelbër e farës, në të cilën gjenden më së shumti përbërës shërues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City