Një e moshuar 90-vjeçare, nga Komuna e Gjakovës e cila ishte e infektuar me COVID-19 tashmë është shëruar dhe po qëndron në shtëpinë e saj.
Tash e dy javë, në këtë komunë nuk ka asnjë rast të infektuar me COVID-19, teksa 15 persona deri më tani janë shëruar, dhe një ka përfunduar me fatalitet.
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj ka thënë për Telegafin se gjendja në këtë komunë është shumë e mirë, kurse bëri të ditur se nuk janë duke pritur as që të bëhen teste të reja.
“Gjendja në Gjakovë është momentalisht shumë e mirë. Momentalisht nuk kemi asnjë të sëmurë me COVID-19. Ndër personat që janë shëruar është edhe një e moshuar 90 vjeçare e cila është shëruar dhe është shëndosh e mirë tani në shtëpi të vet. Nga 16 pozitiv që kanë qenë të infektuar në Komunën e Gjakovës, 15 janë të shëruar përfundimisht ndërsa një zonjë që ka qenë shtatzënë ka humbur jetën më herët. Zyrtarsht deri më tani nuk kemi pozitiv në Gjakovë. Nuk po presim të bëhet as teste, me aq sa kam infromata, i kemi mbi dy javë që nuk kemi asnjë rast pozitiv në Gjakovë, në atë kohën kur kanë dal rastet e fundit, familjaarëve të tyre dhe rrethit të ngushtë i janë ba testet dhe kanë rezultuar negativ”, tha Kolaj.
Sipas Kolajt, masat e marra nga Mnistria e Shëndetësisë jaën duke u respektuar relativisht mirë, e megjithëse në këtë komunë nuk ka asnjë rast me COVID-19, qytetarët nuk duhet të relaksohen shumë dhe duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat.
“Ne tash e një kohë kemi pasur shumë pak teste sepse sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ata e shohin të arsyeshme e kur jo, kështu që janë mbi sy javë që nuk kemi asnjë rast pozitiv në Komunën e Gjakovës. Në përgjithësi edhe masat po respektohen edhe pse ne u kemi bërë apet qytetarëve, vazhdojmë tu bëjmë apel, edhe pse fatmirësisht nuk kemi asnjë rast pozitiv fatmirësisht, por ne duhet të kemi shumë kujdes, i kuptojmë qytetarët, ata na kanë ndhmu shumë në këtë proces sepse i ajnë përmbajtë rregullave, e kuptojmë që janë ba shumë javë të mbyllur, e kuptojmë po ashtu që ka njerëz që kanë nevojë edhe me punu, por kërkojmë maksimalidht që t’i përmbahen ende rregullave, sepse nuk ka përfundu gjithçka sa i përket pandemisë”, u shpreh Kolaj.
Kolaj bëri apel edhe njëherë që qytetarët tu përmbahen rregullave deri në momentin që sëmundja të largohet tërësisht nga Kosova.
“Përderisa nuk është largu ende pandemia nga Kosova dhe nga krejt bota, nëse nuk i përmbahemi rregullave mund të kthehet përsëri, prandaj apeli jonë në gjithmonë edhe i kryetarit të komunës edhe i imi edhe i të gjithëve që janë të kyçun në këtë proces, që sa më shumë tu përmbahen rregullave. Të kemi durim edhe pak, sepse ne betejën e kemi fitu, por lufta nuk ka përfundu ende realisht”, tha Kolaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak