LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Taksa nuk e rrëzon këtë Qeveri, NISMA e ka propozimin për daljen nga kjo situatë (Video)

Sherifi: Taksa nuk e rrëzon këtë Qeveri, NISMA e ka propozimin për daljen nga kjo situatë (Video)

Shefi i grupit parlamentar nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në intervistën ditore dhënë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur rreth qëndrimit se si duhet të veprohet për taksën ndaj produkteve serbe, për vazhdimin e dialogut, si dhe për punësimet që kanë ndodhur së fundi në disa ndërmarrje publike dhe në agjenci të pavarura.

Sherifi tregoi qëndrimin e Nismës për taksën, ku tha se taksa duhet të suspendohet në momentin kur të pushojnë arsyet e vendosjes së saj.


Ai tha se taksa nuk duhet të jetë pjesë e dialogut, Kosovë-Serbi, por ajo duhet të trajtohet si e veçantë.

Shefi i grupit parlamentar nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në intervistën dhënë për Telegrafin

“Taksa duhet të suspendohet deri kur të pushojnë arsyet e vendosjes. Nisma vazhdon të insistojë që taksa duhet të vazhdojë të qëndrojë deri sa të pushojnë arsyet pse është vendos. Taksa nuk duhet të hiqet, duhet të fillohet një proces i bisedimeve, se çka duhet të bëjë Serbia që Kosova ta heq taksën. Nuk duhet që taksa të jetë pjesë e dialogut, por taksa dhe dialogu të jenë të ndara. Nëse Serbia vendos kusht për taksën, edhe Kosova duhet të vendos kushte tjera. Taksa duhet të trajtohet veç”, ka thënë Sherifi.

I pyetur se çfarë ka bërë pala e Kosovës ndaj qëndrimeve të aleatëve të saj si SHBA, Gjermania, Britania etj, ku si kërkesë kanë heqjen e taksës dhe kthimin në dialog ai tha: “Si koalicion nuk kemi qëndrim të përbashkët për këtë. Natyrisht që e dëmton Kosovën. Neve na është thënë në takime me zyrtarët e SHBA-së ‘Na jepni një listë të kërkesave që ju i konsideroni që do të ishte ekuivalente për heqjen e taksës’. Kosova ende nuk ka arrit konsensus të brendshëm. Në një anë e kemi kryeministrin Haradinaj që taksa nuk do të hiqet deri në njohje, e në anën tjetër e kemi kryeparlamentarin Veseli që thotë të pezullohet taksa, pa kushte. Ne i kemi dorëzuar si Nisma, kërkesën tonë se çka duhet të bëj Serbia, por nuk ka gatishmëri nga dy palët që të gjendet një mes. Kemi dallime të partnerëve PDK dhe AAK, që nuk ka harmonizim të qëndrimeve në mënyrë që të lëvizet mes njëri tjetrit”.

Sherifi në këtë intervistë ka folur po ashtu është për mundësinë e prishjes së koalicionit për shkak të vendimit të taksës.

Ai tha se Qeveria nuk do të bie për shkak të taksës, pasi këtë nuk e dëshiron askush në koalicionin qeveritar.

“Kjo qeveri është e ndërtuar, për t’i bërë ballë edhe një ‘tërmeti 12 ballë të Rihterit’ dhe nuk rrëzohet. Është si ndërtesa japoneze – luhatet po nuk rrëzohet, taksa nuk e rrëzon këtë qeveri”, konsideron Sherifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori