LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Nuk jemi kundër që Thaçi të udhëheqë formalisht dialogun (Video)

Sherifi: Nuk jemi kundër që Thaçi të udhëheqë formalisht dialogun (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismasocialdemokrate, Bilal Sherifi ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të nënshkruante marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit si akt formal.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se shefi i shtetit mund të mbetet si pjesë e bisedimeve që pritet të rinisin në mes të dyja shteteve.


“Qeveritë e të dy vendeve së bashku me partnerët ndërkombëtarë duhet të arrijnë një marrëveshje. Le të bien dakord për një marrëveshje. Ne jemi të gatshëm dhe pranojmë që presidenti ta nënshkruaj marrëveshjen si akt formal. Madje le ta ruaj ekskluzivitetin e hapjes dhe mbylljes së bisedimeve”, ka shtuar Sherifi.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë Qeveria nuk e ka dhënë ende vendimin se kush do të udhëheqë këto bisedime.

Kundër që Thaçi të jetë kryenegociator i bisedimeve të reja në mes Prishtinës dhe Beogradit janë edhe deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), të cilët vazhdimisht e kanë cilësuar Thaçin si njeri që punon për interesa të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori