LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Nëse LAA dhe Vetëvendosje i kanë 60 deputetë shqiptarë, unë do t’i mbështesë

Sherifi: Nëse LAA dhe Vetëvendosje i kanë 60 deputetë shqiptarë, unë do t’i mbështesë

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka deklaruar se është i gatshëm që ta japë votën e tij nëse Vetëvendosje dhe koalicioni LAA i kanë 60 nënshkrime të deputetëve shqiptarë.

“Le t’i bëjnë 60 nënshkrime të deputetëve shqiptarë, nënshkrimi i 61 do të jetë imi pa asnjë dëmshpërblim”, tha Sherifi.

Ndryshe, edhe sot dështoi zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve pasi koalicioni PAN nuk propozoi kandidatin me arsyetimin se kanë nevojë për ende kohë dhe konsultime.