LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Misioni im, PDK-në dhe LDK-në t’i çojmë në opozitë

Sherifi: Misioni im, PDK-në dhe LDK-në t’i çojmë në opozitë

Deputeti i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se e ka mision që Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës t’i çojë në opozitë.

Ai ka deklaruar se nuk ka gjasa që këto dy parti t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme dhe se qeveria që do të dalë nga to do të formohet nga partitë opozitare.


“Nuk i fiton më PDK-ja zgjedhjet. Nuk i fiton më LDK-ja zgjedhjet. Nuk dihet a i fiton boshti AAK-NISMA, apo Vetëvendosja me të tjerët. Shumica qeverisëse e ka humbur primatin. Për më shumë, ka gjasë që këto parti të renditen në pozitën e tretë apo të katërt”, tha Sherifi në Zona B të Klan Kosovës.

Ai tha se “sa më shumë që shtyhen zgjedhjet, aq më keq për Kosovën, aq më mirë për opozitën”.

“Unë e kam një mision që PDK-në dhe LDK-në t’i çojmë në opozitë. Ato dy parti duhet të dalin në opozitë dhe qeverinë e ardhshme ta formojë opozita e tashme”.

“NISMA dhe AAK-ja synojnë t’i fitojnë zgjedhjet dhe pastaj ta bëjmë qeverinë me parti opozitare. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë nuk e di si do të bëhet. Unë vetëm mund të them që, edhe nëse bëhet, nuk do të jem në atë qeveri”, tha Sherifi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori