LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Sekret i Rusisë po vendos agjentë rezidentë në institutet kërkimore të vendit që t’i kontrolloj ato

Shërbimi Sekret i Rusisë po vendos agjentë rezidentë në institutet kërkimore të vendit që t’i kontrolloj ato

Instituti i Historisë i Akademisë Ruse të Shkencave më 29 dhjetor, mbajti mbledhjen vjetore të Vitit të Ri për të gjithë studiuesit dhe punonjësit e tjerë.

Drejtori i institutit dhe zëvendësi i tij përshëndetën siç duhet të pranishmit, por në një moment gjatë fjalimit, një burrë i panjohur u shfaq në skenë. Ai me qetësi u prezantua si “kurator” i institutit ose agjent rezident nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).


“Ne ishim absolutisht të shtangur. Askush nuk priste diçka të tillë, të gjithë ishim të tronditur nga fjalimi i tij. Ai nuk ishte aspak i zënë ngushtë të thoshte hapur se po mbikqyrte institutin për FSB-në. Rezulton, ai ka qenë me ne që nga shtatori”, tha studiuesja e vjetër Irina Levinkaya.

Ajo shton se askush nga punonjësit nuk kishin ndonjë pyetje për agjentin e tyre rezident.

Incidenti u kujtoi shumë studiuesve epokën Sovjetike, kur agjentët e KGB-së ishin vendosur rregullisht në institucionet akademike dhe vendet e tjera të punës. Ata shpesh merrnin vendime se ku mund të botonin studiuesit, çfarë konference mund të merrnin pjesë dhe çfarë kontakte të huaja mund të kishin.

Levinskaya thotë se mbetet e paqartë se, cili do të jetë roli i agjentit të FSB-së në institutit të saj.

“Është e vështirë të thuash se çfarë do t’i interesonte këtij burri në institut. Shumë prej nesh e studiojnë periudhën e Mesjetës dhe kemi një arkiv të mahnitshëm të saj. Unë mendoj se ka shumë të ngjarë që atij i intereson historia më bashkëkohore – për shembull, Lufta e Dytë Botërore”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë.

Nën presidentin Vladimir Putin, Qeveria ruse ka kërkuar të vendosë një narrativë për Luftën e Dytë Botërore që lavdëron rolin Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste, ndërsa të injoroj krimet dhe gabimet e diktatorit Josef Stalin dhe qeverisë së tij.

Në vitin 2014, Rusia miratoi të ashtuquajturin Ligj i Kujtesës, i cili penalizonte “përhapjen me dashje të informacionit të rremë në lidhje me aktivitetet e BRSS-së gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Midis qindra ndryshimeve në Kushtetutën Ruse që u miratuan me ngut vitin e kaluar, ishte një pjesë [neni 67] ku thotë se, “Federata Ruse nderon kujtimin e mbrojtësve të Atdheut dhe garanton mbrojtjen e së vërtetës historike. Ndalohet zvogëlimi i rëndësisë së arritjes historike të popullit në mbrojtjen e Atdheut”.

Rishkrimi i historisë

Levinskaya e lidh ardhjen e agjentit resident të FSB-së me gërmimet në varrin masiv të Sandarmokhi në rajonin verior të Karelias.

Shoqëria Ushtarake-Historike Ruse e lidhur me Kremlin, filloi gërmimet në këtë zonë në një përpjekje për të provuar se, trupat nuk u përkisnin viktimave të Policisë Sekrete të Stalinit, por më tepër të burgosurve sovjetikë të luftës, të cilët gjoja u ekzekutuan nga forcat finlandeze gjatë okupimit të rajonit në Luftën e Dytë Botërore.

“Unë këtë e shoh si një lidhje të drejtpërdrejtë. Këto gërmime ishin absolutisht joshkencore. Ata shkelën çdo logjikë historike. Mbi të gjitha, Finlanda ka botuar të gjitha dokumentet e saj dhe ato janë ekzaminuar plotësisht. Kjo është një përpjekje e vërtetë, e neveritshme për të rishkruar historinë”, tha ajo.

Deputeti i Asamblesë Legjislative të Shën Petersburgut, Boris Vishnevsky më 4 janar i dërgoi një pyetje zyrtare kreut të degës së FSB-së të qytetit, Aleksandar Rodionov, për të kuptuar shtrirjen e programit “agjent rezident”, mbi autorizimin ligjor që është ndërmarrë dhe mbi atë se cilat janë saktësisht funksionet e tyre.

“Nuk ka asgjë për ‘agjentët residentë’ të FSB-së për të bërë në institucionet akademike civile që nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë kombëtare dhe nuk kanë qasje në dokumente sekrete. Nuk ka asnjë bazë ligjore për dërgimin e tyre atje”, tha Vishnevsky.

Monitorimi i besnikërisë

Instituti i Historisë padyshim që nuk është i vetmi institucion akademik që ka tërhequr vëmendjen e FSB-së.

Një ish-valltare që punon për Akademinë Vaganova të Baletit thotë se, FSB-ja nuk ka qenë kurrë larg vendit të saj të punës dhe se prania e agjencisë së sigurisë u rrit dukshëm kur një drejtor i ri, Nikolai Tsiskaridze u emërua në vitin 2014.

“Ata po monitorojnë besnikërinë tonë. Njerëzit të cilët konsiderohen si jobesnikë pushohen pothuajse menjëherë nga puna. Prandaj, u largova – thjesht mund të them se situata po bëhej e rrezikshme”, tha ish-valltarja, e cila kërkoi të mos identifikohej.

Në kohën Sovjetike, kujtoi ajo, dezertimet e profilit të lartë të valltarëve si Mikhail Baryshnikov, Natalya Makarova dhe Rudolf Nureyev kishin degëzime të ashpra në institutin e saj dhe akademi të tjera të ngjashme.

“Ata mbajtën takime. Të gjithë u implikuan, u munduan, u dëbuan. Nuk kishte asnjë shmangie nga kjo. Tani, e gjithë kjo është transferuar në nivelin e besnikërisë personale ndaj menaxherëve”, tha ajo.

“Vendi ynë nuk ka ndryshuar”

Inna Saksonova, e cila doli në pension nga Biblioteka Kombëtare e Rusisë, i tha Radios Evropa e Lirë se agjencitë e sigurisë kishin pasur gjithmonë një prani në sallat publike të leximit.

“‘Është një dhomë poshtë shkallëve ku ata qëndrojnë. Unë sapo kisha filluar punën në Bibliotekë, hapa aksidentalisht atë derë dhe pashë një burrë duke ngrënë një sanduiç derisa monitoronte makinat e regjistrimit. Ajo dhomë është ende atje. Unë nuk mendoj se regjistruesit janë ende atje, por çështja është ende e njëjtë. Ne u mësuam, sepse siç duket nuk ka asgjë për të bërë. Vendi ynë nuk ka ndryshuar”, tha Saksonova.

Yevgeny Smirnov, një avokat i organizatës joqeveritare “Komanda 29”, pajtohet, duke thënë se, “githçka është akoma siç ishte në Bashkimin Sovjetik – asgjë nuk ka ndryshuar”.

“Ata kontrollojnë gjithçka. Duke filluar me prodhimin ushtarak dhe duke përfunduar me balet. Tani kjo strukturë sovjetike po ribëhet në formën më të keqe të mundshme, me monitorimin e stilit sovjetik të gjithçkaje dhe të gjithëve”, thotë Smirnov për agjencitë e sigurisë.

“Tani FSB-ja nuk është nën ndonjë kontroll. Është e mbyllur në vetvete dhe nuk i jep llogari askujt. Në atë kuptim, FSB tani është më e frikshme dhe më e fuqishme se sa ishte KGB-ja”, përfundon ai. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori