LAJMI I FUNDIT:

Shërbimet gjermane të sigurisë: Diplomati rus që u gjet i vdekur jashtë Ambasadës në Berlin ishte agjent i FSB-së

Shërbimet gjermane të sigurisë: Diplomati rus që u gjet i vdekur jashtë Ambasadës në Berlin ishte agjent i FSB-së
Diplomati rus që u gjet i vdekur jashtë Ambasadës në Berlin

Shërbimet gjermane të sigurisë bëjnë me dije se personi që u gjet i vdekur jashtë Ambasadës ruse në Berlin ishte një agjent i fshehtë i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).

Siç kanë raportuar mediet gjermane, trupi i 35-vjeçarit u gjet më 19 tetor nga oficerët e policisë së Berlinit që ruanin ndërtesën.


Duke cituar burimet e sigurisë, diplomati kishte rënë nga një kati i sipërm i Ambasadës, shkruan Euroactiv.

Policia e Berlinit nuk ka pranuar të komentoj ngjarjen, mirëpo burimet e sigurisë i thanë revistës se ishte e paqartë se si ishte rrëzuar diplomati dhe çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e tij.

Ambasada ruse nuk kishte lejuar që t’i bëhej autopsia e diplomatit.

Rusia nuk lejon kryerjen e autopsisë pas vdekjes - diplomati rus raportohet se ishte spiun në Berlin
Lexo po ashtu Rusia nuk lejon kryerjen e autopsisë pas vdekjes - diplomati rus raportohet se ishte spiun në Berlin

“Të gjitha formalitetet që lidhen me riatdhesimin e trupit të diplomatit janë tejkaluar menjëherë me autoritetet përgjegjëse të zbatimit të ligjit dhe mjekësore të Gjermanisë, në përputhje me praktikat në fuqi”, kishte thënë Ambasada për Interfax.

Diplomati, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, zyrtarisht ishte sekretari i dytë në Ambasadës. Ai ishte gjithashtu i afërm i një oficeri të lartë në Rusi i Drejtorisë së Dytë të FSB-së, e cila merret me anti-terrorizmin.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se kishte informacion për vdekjen e diplomatit të Ambasadës ruse, por nuk pranoi të publikonte detaje për shkak të privatësisë së të dhënave të atij personi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori