LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska zgjidhet nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian

Sheqerinska zgjidhet nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian

Ish Ministrja dhe funksionarja nga radhet e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska është zgjedhur  nenkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian (PES) në kongresin e Berlinit.

Ajo ne rrjetin e saj social facebook shkruan:


”Kam nderin e madh t’ju informoj se në Kongresin e Berlinit jam zgjedhur nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian (PES).
Nderi është aq i madh që kjo është hera e parë që PES zgjedh në atë pozitë një person që vjen nga një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.
Faleminderit Presidentit të ri Stephen Lewen që bëri propozimin dhe të gjithë kolegëve të mi që e mbështetën” – ka shkruar Sheqerinska.