LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska, Spasovski, Angjushev, Osmani dhe Lika prej shkurtit do të marrin paga më të mëdha

Sheqerinska, Spasovski, Angjushev, Osmani dhe Lika prej shkurtit do të marrin paga më të mëdha

Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani, Koço Angjushev dhe Hazbi Lika, prej muajit shkurt do të marrin paga më të larta për 8.027 denarë në muaj, gjegjësisht për 5 zv.kryeministrat e Qeverisë, nga paratë e qytetarëve do të ndahen 481.620 denarë.

Për ligjin, i cili ka nënshkrimin e Radmilla Sheqerinskës, të premten do të debatohet në Komision, ndërsa të hënën do të gjendjet në seancë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria rritjen e rrogave për këto funksionarë e  ka arsyetuar me Kushtetutën e vendit, duke thënë se koeficienti për rrogat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe nënkryetarit të Kuvendit është 4.00, ndërsa e zv.kryeministrave 3.40.


Me ndryshimet ligjore, koeficienti për pagën e zv.kryeministrave do të llogaritet 4.00, në vend të 3.70 sa ka qenë deri tani.

Pasi në opinion u përhap ky lajm për rritjen e pagave për zv.kryeministrat, pati reagime të ndryshme, sidomos për Hazbi Likan, i cili thuhet se për një kohë të gjatë nuk ka shkuar fare në punë ndërsa pagën e ka marrë rregullisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori