LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Maqedonia përsëri konsiderohet subjekt i besueshëm në skenën ndërkombëtare

Sheqerinska: Maqedonia përsëri konsiderohet subjekt i besueshëm në skenën ndërkombëtare

Kontratë për blerje të 3.000 palë rrobave për ushtarë, procedurë e filluar për rinovim të dy objekteve në kazermën ‘Goce Dellçev’ dhe Ilinden në Shkup, kthimi i përqëndrimit në reformat kyçe në mbrojtje dhe anëtarsimi në NATO, janë vetëm disa nga aktivitetet e realizuara të Ministrisë për mbrojtje, për të cilat informoi sot ministrja Radmilla Sheqerinska në llogari dhënien për 100 ditët a para të punës së kësaj ministrie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Hasa në buxhet tepër të shkurtuar në Armatë, buxhet të shkurtuar në mbrojtje, mungesë e kushteve elementare për kryerje të punëve të përditshme të ushtarëve, pajisje e vjetëruar dhe pa mirëmbajtje, marrëdhënie të acaruara”, tha Sheqerinska

Ajo njoftoi për kontrata të nënshkruara në vlerë prej 82 milionë euro, që janë shfuqizuar vetëm disa ditë para largimit të Qeverisë paraprake, për mungesë mjetesh për pagat e të punësuarve në Ministrinë e mbrojtjes dhe Armatë, si dhe për hapjen e dokumenteve të klasifikuara për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë shtetit, udhëtime për të cilat tha se janë harxhuar shuma të mëdha, ndërsa armata nuk ka pasur kushte themelore për funksionim.


Bashkësia ndërkombëtare dhe NATO, shtoi Sheqerinska, e dallon vendosmërinë tonë për të shfrytëzuar këtë mundësi të dytë pas 11 vitesh qëndrim në vend.
“NATO është organizatë serioze, anëtarët e saj janë shtete serioze dhe anëtarësia në atë organizatë merret vetëm nëse plotësoni kritere serioze dhe anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm përmbushje qëllimi për Maqedoninë, por nënkupton qytetarë të sigurtë, rritje ekonomike dhe standard më të lartë jetësor”, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori