Shikoni disa nga simptomat të cilat ju shfaqen në periudhën më të hershme
Nuk jeni të detyruara të prisni që t’ju vonohen menstruacionet, ekzistojnë edhe gjëra të tjera të cilat mund t’ju paralajmërojnë.
Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzënë.
Dhimbje koke
Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzëne. Mund të jenë të lehta ose të forta.
Lodhja
Kjo është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, veçanërisht mëngjeseve.
Urinim i shpeshtë
Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.
Neps
Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzënë i urrejnë.
Hundë të zëna
Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.
Ndryshime në gjoks
Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund t’u dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.
Njolla gjaku
Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është future në mitër.
Ndjeshmëri e lartë nuhatje
Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.
Lëvizje në zorrë
Shtatzënia ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diarre.
Ndjeheni keq në mëngjes
Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzënisë.
Ënjtje
Mund të provoni ënjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kyçet mund të enjten gjithashtu për shkak të rritjes së tensionit.
Gazra
Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzënisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni ti lëshoni gazrat nga trupi.
Lëvizje humori
Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!
Gratë të cilat e ndryshuan rrjedhën e historisë përgjithmonë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre