LAJMI I FUNDIT:

Shënohet ngritje e furnizimi me rrymë dhe gaz

Shënohet ngritje e furnizimi me rrymë dhe gaz

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë për tremujorin e katërt 2018, sipas të cilit në këtë periudhë krahasuar me tremujorin e tretë 2018, kishte rritje te sektori i furnizimit me rrymë, gaz, dhe ajër të kondicionuar për 26.65%, sektori i furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 3.68% dhe ai i industrisë përpunuese me 1.67%.

Rënie gjatë kësaj periudhe kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse me 4.53 për qind.


Krahasuar tremujori i katërt 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, TM4 2017, ka pasur rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 11.04 për qind.

Ndërsa, rënie kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse me 15.29%), sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 9.42% dhe sektorin e industrisë përpunues me 3.61 për qind. /Telegrafi/