Shenjat që personi fsheh depresionin e rëndë: Ju luten butësisht për ndihmë!
Kur i ftoni që të shkoni diku, me siguri do t’ju thonë që janë të lodhur – që është njëra ndër shenjat e shpeshta të depresionit
Depresioni shpesh mund të përfundojë me fatalitet. Njerëzit të cilët u janë afër personave të cilët zakonisht vuajnë nga depresioni zakonisht nuk e vërejnë, por disa simptoma nuk i shohin apo i lidhin me diçka tjetër, transmeton Telegrafi.
Këto janë disa karakteristika të “depresionit të fshehur”, përkatësisht forma depresioni kur personi fsheh gjendjen e tij psikike:
– Personi nuk duket depresiv dhe këtë e fsheh mirë. Ndonjëherë ai person buzëqesh në mënyrë artificiale dhe bën “fasada” me të cilat fsheh pikëllimin dhe depresionin. Kështu ndodh për shkak se nuk dëshiron që të tjerëve t’u tregojë se çfarë e mundon.
– Shumë lehtë do t’i pengojë çdo gjë dhe shumë lehtë do të hidhërohen. Mjaft gjëra fillojnë që t’i nervozojnë dhe t’i pikëllojnë, njerëzit, dukuritë.
– Ndaj disa situatave dhe dukurive më nuk do të reagojnë njësoj. Zakonisht ata persona janë të pikëlluar dhe sillen me indiferencë. Edhe pse nuk janë vazhdimisht të pikëlluar, sepse këtë zakonisht mjeshtërisht e fshehin, do të vëreni pikëllimin dhe së paku disa ndryshime.
– Më nuk punojnë disa gjëra si më parë, as aktivitetet të cilat më parë i kanë dashur dhe rregullisht i kanë bërë. Tërhiqen në vetvete dhe shpesh do të refuzojnë ftesat për takime dhe shoqërime.
– Më me dëshirë do të flinin, sepse thjesht nuk kanë vullnet për asgjë. Do t’ju thonë ndoshta se flenë shumë, mirëpo nuk do t’jua zbulojnë shkakun e vërtetë. Shpesh ankohen që janë të lodhur, pra kjo është njëra ndër simptomat e shpeshta të depresionit.
– Ndryshojnë shprehitë e ushqimit, disa do të hanë më pak dhe do të dobësohen mjaft për shkak të depresionit dhe stresit, ndërsa disa do të kërkojnë ngushëllim në ushqim dhe do të hanë shumë.
Ilaçi më i mirë për depresion është të jenë në rrethin e njerëzve të dashur dhe pozitivë. Shoqërohuni, bëni shaka dhe qeshni sa më shumë, kështu më së shpejti do të shëroheni.
Çdo person ndonjëherë në jetë kalon nëpër periudhë pikëllimi apo depresioni, mirëpo në situata të tilla patjetër duhet të jeni optimistë, qoftë që të jeni në depresion ju apo ndonjë personi u juaji i dashur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq