Holanda mund t’i propozojë së shpejti Komisionit Evropian të pezullojë udhëtimin pa viza në Zonën Shengen për shtetasit shqiptarë. Javën e kaluar parlamenti holandez mbështeti një mocion të iniciuar nga katër deputetë, duke kërkuar nga qeveria të sugjerojë pezullimin e liberalizimit të vizave Shengen për Shqipërinë.
Sipas VisaGuide.World, mocioni është iniciuar nga deputetja Madeleine van Toorenburg, e cila ka shërbyer edhe me UNMIK-un në Kosovë.
Toorenburg pohon se viteve të fundit ka një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale të mafias shqiptare në Holandë, të cilët poashtu abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza, duke zgjeruar më tej rrjetin e tyre të kontrabandës.
“Dhoma (e parlamentit), pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe se këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza duke zgjeruar më tej rrjetin e tyre të kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i nevojës për viza për Shqipërinë ishte subjekt i kritereve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar; i bën thirrje qeverisë të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për të iniciuar procedurën e suspendimit emergjent për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave për Shqipërinë” , thuhet në mocionin e mbështetur nga parlameni holandez, përcjellë VisaGuide.World.
Gjatë seancës parlamentare, deputetja Van Toorenburg theksoi se në Holandë ka gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa që janë të regjistruar zyrtarisht.
Tashmë është në duart e qeverisë holandeze nëse ata do të kërkojnë nga Komisioni Europian të iniciojë mekanizmin për suspendimin e liberalizimit të vizave, të quajtur “pezullimi emergjent”. Nëse Komisioni pranon, atëherë suspendimi do të bëhet me një shumicë të thjeshtë. Pezullimi mund të zgjasë nëntë muaj, dhe të zgjatet edhe për nëntë të tjerë në rast se nuk gjendet ndonjë zgjidhje në mes të KE-së dhe Shqipërisë.
Megjithatë, ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka insistuar se ai nuk e ka ndërmend të mbështesë një përpjekje të tillë, sepse sipas tij, “Shqipëria plotëson kriteret e BE-së për udhëtimin pa viza”.
Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave në vitin 2010. Lëvizja e lirë me Shqipërinë u rishikua në vitin 2017 nga BE, duke vendosur që ajo ende plotëson kushtet për udhëtimin pa viza. Megjithatë, në të njëjtin vit, Franca kishte kërcënuar gjithashtu se do të rivendoste vizat për shtetasit e Shqipërisë për shkak të numrit të madh të kërkesave për azil në Francë nga shqiptarët./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën