LAJMI I FUNDIT:

Shembja e shtëpisë në Prizren, pronari nuk ka pranuar të bëjë restaurimin

Shembja e shtëpisë në Prizren, pronari nuk ka pranuar të bëjë restaurimin

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot është njoftuar se ka ndodhur një rrënim parcial i murit të një ndërtese të vjetër e cila gjendet brenda kufirit Qendrës Historike të Prizrenit, ku si pasojë dy anëtarë të familjes Kasëmllari kanë marrë lëndime të lehta nga shembja e shtëpisë së tyre nga vjetërsia.

Kjo qendre thotë se pronari i shtëpisë̈, Ruzhdi Kasemllari gjatë vitit 2018 ka parashtruar kërkesën për ndërtim të shtëpisë individuale në DUHP Prizren e cila në përputhje me Ligjin për QHP është përcjellë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.


“Pas shqyrtimit nga Komisioni Profesional i QRTK-së Prizren, pronarit i është rekomanduar që objekti në fjalë mund t’i nënshtrohet restaurimit-konservimit ngase ndërtesa gjendet brenda kufirit të QHP-së dhe posedon vlera arkitekturore, vlera tipologjike dhe ambientale. Duke pasur parasysh që gjendja e ndërtesës është e rënduar për shkak të mos mirëmbajtjes së rregullt nga ana e pronarit e sidomos pas rrënimit të pjesës tjetër të ndërtesës në anën lindore ku tani gjendet parkingu, muri lindor është ekspozuar me vite të tëra ndaj të reshurave atmosferike si dhe dridhjeve të shkaktuara nga parkingu gjë që ka përkeqësuar stabilitetin e objektit dhe ka përshpejtuar kolapsin e pjesshëm të murit lindor. Si rrjedhojë e kësaj QRTK e Prizrenit krahas rekomandimit për pronarin që duhet të restauroj ndërtesën e jo të rrënojë, ka kërkuar nga Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri e Komunës së Prizrenit që të ndërmerren masat për mënjanim të rrezikut. Përse pronari nuk ka pranuar të bëjë restaurimin si dhe Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri e Komunës së Prizrenit nuk ka ndërmarrë masa preventive në eliminimin e rrezikut ose bind pronarin për to nuk kemi njohuri”, thuhet në komunikatë.

Nga situata e krijuar QRTK në Prizren ka zhvilluar një takim të përbashkët me drejtoritë relevante të Komunës së Prizrenit më qëllim marrjes së masave preventive, derisa të bëhen vlerësimet e dëmeve të shkaktuara dhe hapat që duhen të ndërmerren në ditën në vijim.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori