LAJMI I FUNDIT:

Shembja e ndërtesës në Florida kishte nisur në vitin 1993, sipas gjeologëve amerikan

Shembja e ndërtesës në Florida kishte nisur në vitin 1993, sipas gjeologëve amerikan

Një pjesë e një qiellgërvishtësi në qytetin Surfside, jo shumë larg plazhit të Miamit, në shtetin amerikan të Floridës, u shemb gjatë natës së mbrëmshme.

Më shumë se një e treta e ndërtesës 12-katëshe, e cila strehon 136 apartamente, u shemb në mes të natës, rreth orës 1:35 të mëngjesit me kohën lokale.


Policia konfirmoi mbrëmë se nuk e dinte vendndodhjen e 99 personave që besohet të kenë qenë në ndërtesë në kohën e shembjes gjersa një persona ka vdekur.

Shkaku i shembjes së një rrokaqielli të ndërtuar në vitin 1981 është ende i panjohur. Është konfirmuar që punimet ndërtimore po kryheshin në çatinë e ndërtesës, por nuk dihet nëse ato shkaktuan shembjen, raporton cnn.

Daniella Levine Cava, kryetare e Komunës së Miami-Dade tha se ishte nisur një hetim për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi shembjen. Ajo tha se inxhinierët e ndërtimit, qyteti i Surfside dhe zjarrfikësit do të përfshihen në hetim.

Gjeologu dhe ekologu Shimon Wdowinski i Institutit të Mjedisit të Universitetit të Florida tha për CNN-ën se ka gjetur që ndërtesa Champlain Towers South filloi të fundosej në vitet 1990.

Detaje të reja rreth shembjes së ndërtesës në Florida
Lexo po ashtu Detaje të reja rreth shembjes së ndërtesës në Florida

Sipas hulumtimit të tij, rrokaqielli u shemb rreth dy milimetra nga viti 1993 në 1999. Wdowinski tha se ky nivel i rrënimit ndoshta vetëm nuk mund të kishte shkaktuar shembjen e ndërtesës, por shtoi se mund të kishte kontribuar në incident.

“Nëse një pjesë e ndërtesës lëviz në krahasim me një tjetër, kjo mund të shkaktojë disa tensione dhe çarje”, shpjegoi Wdowinski.

Ndryshe, guvernatori i Floridas, Ron DeSantis ka dhënë një urdhër për të siguruar ndihma për familjet e prekura nga shembja dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. /Telegrafi/