LAJMI I FUNDIT:

Shembet ura në Slloveni, vetura ndaloi në momentin e fundit

Shembet ura në Slloveni, vetura ndaloi në momentin e fundit

Sllovenia po përballet me situata të jashtëzakonshme shkaku i stuhive dhe përmbytjeve të mëdha pas reshjeve të dendura atmosferike.

Tashmë është publikuar një video e shembjes së një ure në rrugën ndërmjet Stahovicës dhe Kamnikut në qytetin e Kamništa Bistrica, Sllovenia.


Lumenjtë bartin vetura, evakuimet kanë nisur - skena dramatike të përmbytjeve në Slloveni
Lexo po ashtu Lumenjtë bartin vetura, evakuimet kanë nisur - skena dramatike të përmbytjeve në Slloveni

Në momentin e shembjes së urës, në të kalonte një veturë, e cila në momentin e fundit është ndalur dhe është kthyer menjëherë pas.

Theksojmë se të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë dhe përmbytjeve katastrofike që përfshiu Slloveninë, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA.

Reshjet rekord, të cilat kryesisht shkaktuan përmbytje në pjesën veriore të Sllovenisë, nuk janë afër fundit, paralajmëroi të premten meteorologu Brane Gregorçiq nga Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso).

Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, shumë rrugë janë mbyllur, duke përfshirë edhe disa më të mëdha si Dravograd-Maribor, Dravograd-Ravne dhe Dravograd-Sllovenj Gradec. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori