LAJMI I FUNDIT:

Shembet pjesërisht ndërtesa shumëkatëshe që ishte në ndërtim e sipër në Korenë e Jugut – gjashtë persona zhduken – qindra tjerë evakuohen

Shembet pjesërisht ndërtesa shumëkatëshe që ishte në ndërtim e sipër në Korenë e Jugut – gjashtë persona zhduken – qindra tjerë evakuohen

Të paktën gjashtë persona po cilësohen si të zhdukur, e dhjetëra tjerë janë evakuuar në Korenë e Jugut, pas shembjes se një pjese të ndërtesës shumëkatëshe e cila ishte në ndërtim e sipër, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.

Ekipet e shpëtimit përkohësisht kanë ndalë operacionin e kërkim-shpëtimit në qytetin Kuandzu, nga frika se mund të vie edhe te një shembje tjetër, transmeton Telegrafi.


Operacioni i kërkim-shpëtimit mund të vazhdojë nesër, varësisht nga rezultatet e grupeve të inspektimit që vlerësojnë nëse është i sigurtë operacioni.

Besohet se të gjithë të zhdukurit po punonin në ndërtimin e objektit gjigant, ku ishin punësuar 394 persona.

Ekipet e shpëtimit nga rrënojat kanë nxjerrë tre punonjës, përfshirë dy që kishin ngecur brenda një kontejneri mbi të cilin u shemb një pjesë e ndërtesës 39 katëshe.

Akoma nuk dihet shkaku që çoi në shembjen e pjesshme të ndërtesës gjatë ditës së sotme, e dhjetëra vetura që ishin parkuar afër janë shkatërruar plotësisht si dhe 109 familje janë evakuuar nga ndërtesat afër saj.

Mediat lokale kanë filmuar edhe momentin e shembjes së ndërtesës, e cila vërtetë habiti qytetarët e shumtë që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori