Gjykata e Parisit ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me zjarrin që ka shpërthyer në katedralen Notre Dame në Paris.

"Gjithçka po digjet, asgjë nuk do të mbetet", ka deklaruar zëdhënësi i Notre Dame, Andre Fino, transmeton Telegrafi.


1 158

E nënkryetari i Parisit, Emmanuel Gregoar, ka deklaruar për BFMTY se ekipet e zjarrfikësve janë duke u munduar t'i shpëtojnë veprat artistike që gjenden brenda katedrales.

2 56

Megjithatë, kapiteni i zjarrfikësve është skeptik për këtë, pasi ka pranuar se është vështirë të luftohet një zjarr i tillë.

3 41

"Të futesh brenda në këto momente është shumë problematike", ka shtuar ai para gazetarëve kur është pyetur për gjendjen e katedrales.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, kurse sipas mediave lokale, zjarri kishte shpërthyer në çati.  "Çatia është shembur", ka njoftuar një burim i televizionit francez France 24.

4 37

Katedralja 850 vite e vjetër konsiderohet si simbol i qytetit të Parisit, kurse sipas mediave botërore, vetëm gjatë vitit të kaluar e kanë vizituar afër 13 milionë turistë.

5 32

Presidenti francez Emmanuel Macron ka anuluar të gjitha planet përfshirë këtu fjalimin drejtuar kombit, kurse kryetarja e Parisit, An Idalgo ka shkruar në Twitter se zjarri është duke vazhduar të shkatërron katedralen. /Telegrafi/

7 23

8 19

9 17

10 16

11 11

12 10

13 9

14 8

15 8

16 8

17 5

18 4

19 4

20 3

21 5

22 5

23 3

24 2

25 2

26 1

27 1

https://twitter.com/patrickgaley/status/1117848909877895171