LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur nga shembja e skelave të një ure në Gjermani

Dy të vdekur nga shembja e skelave të një ure në Gjermani

Dy persona kanë mbetur të vdekur pas rrënimit të disa skeleve të një ure, e cila ishte në ndërtim e sipër në Bavarinë veriore , bëjnë të ditura mediat gjermane.

Mediat lokale, duke cituar policinë thonë se përveç dy personave të vdekur, të plagosur rëndë kanë mbetur gjashtë persona, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.


Policia ka bërë të ditur se rreth 40 metra të skeleve në urës janë shembur, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Werneck, ndërsa thuhet se në vendin e punës ishin 20 punëtorë kur kishte ndodhur aksidenti.