LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Zgjedhje më 5 korrik për institucione demokratike me fuqi dhe kapacitet të plotë

Sheqerinska: Zgjedhje më 5 korrik për institucione demokratike me fuqi dhe kapacitet të plotë

Si shoqëri dhe si individë përgjegjës, nuk duhet të lejojmë që shteti të vazhdojë të funksionojë me Qeveri teknike, me shanse të shumta për veto dhe pa Parlament. Kuvendi dhe Qeveria duhet të jenë në kapacitet të plotë teknik dhe politik, me qëllim të zbatimit me sukses të masave në luftën kundër pandemisë dhe Kovid-19, si dhe të gjitha pasojat nga ai, theksoi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në një konferencë për  shtyp në Manastir.

Si bartëse e listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 5 dhe e shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Shekerinska theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik.

“Ne duhet të dimë që kemi një përgjegjësi para qytetarëve, para shtetit dhe një përgjegjësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve. Nuk guxojmë të futemi në negociata të pafundme, të cilat do t’i mbajnë peng qytetarët, nuk duhet të jemi
viktima vetëm të negociatave të pafundme dhe vetëm sepse Mickoski ka frikë nga zgjedhjet, ndërsa përmes ministrave të tij bën sabotime në dëm të qytetarëve. Kushdo që dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet në të vërtetë dëshiron ta
vazhdojë krizën dhe me këtë nuk ia dëshiron të mirën as shtetit dhe as qytetarëve. Prandaj, theksoi Sheqerinska , t’i dëgjojmë këshillat që kanë ardhur nga të gjithë profesionistët, të përdoret periudha e parë e mundshme që të
kemi institucione funksionale, që do të na ndihmojnë të përballemi me epideminë edhe në gjysmën e dytë të vitit.

Në konferencën për shtyp në Manastir, Sheqerinska theksoi se zgjedhjet nuk mund të shtyhen dhe siç tha ajo, është e nevojshme që sa më shpejt të organizohen zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike, me të cilat do të kemi institucione të reja, legjitime me kapacitet të plotë, sepse vetëm me kapacitet dhe fuqi të plotë të të gjitha institucioneve demokratike vendi ynë do t’i fitojë sërish sfidat.

Duke iu drejtuar opinionit, kandidati për deputet Jovan Mitreski tha se shtyrja e zgjedhjeve mund të rrisë pasigurinë në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori