Këngëtarja e mirënjohur, Sheila Haxhiraj përveç karrierës muzikore u kthye në një emër të komentuar edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP.

Me një bagazh artistik prej vitesh, Sheila provoi vetën edhe në një ‘reality-show’ ndërsa pas daljes solli disa projekte muzikore.


Por, së fundmi këngëtarja shqiptare ka marr vëmendjen me realizimin e një fotosesoni tejet provokuese që e ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram.

306697038 1072818663596763 8181224937864864734 n Foto: Sheila Haxhiraj/Instagram

Haxhiraj ka pozuar e zhveshur komplet nga vaska ndërsa shihet me një makijazhe të lehtë dhe duke theksuar tatuazhin në pjesën e belit.

“Më lër të notoi në mendimet e mia”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhe që u vërshuan nga komente të shumta.

306517271 395945786018634 8715810314285367336 n Foto: Sheila Haxhiraj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Sheila pak kohë më parë u përfol për një romancë me ish-banorin tjetër të BB VIP, Kledi Hysa, i cili ishte protagonist në klipin e  këngës së saj “Më e mira”.

Ndryshe, projekti i fundit i artistes është “Uh Sa Vape” që gjithashtu u kompletua nga ana vizuale. /Telegrafi/

306615330 5427013474054581 5903472035507656095 n Foto: Sheila Haxhiraj/Instagram