LAJMI I FUNDIT:

Shehtanski fton për ndalim të përkohshëm të organizatave joqeveritare

Shehtanski fton për ndalim të përkohshëm të organizatave joqeveritare

TMRO e fton kreun e shtetit që urgjentisht të sjell masa për ndalim të përkohshëm të veprimtarisë së gjithë organizatave joqeveritare në vend, sepse siç thonë, ata nuk merren me veprimtarinë e tyre të regjistruar por futen në veprim politik kundër rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestat e dhunshme të mbrëmjes së kaluar në Shkup, janë vërejtja e fundit që shteti maqedonas nuk duhet të ketë tolerancë për to. Këto filiale të shërbimeve të huaja të inteligjencës kanë një qëllim, të jenë kundër sovranitetit të këtij shteti. TMRO e fton kreun e shtetit që URGJENTISHT të sjell masa për ndalimin e veprimit të të gjithë organizatave joqeveritare në territorin e Republikës së Maqedonisë, duke marrë parasysh që ata nuk merren me veprimtaritë e tyre të regjistruara, por në mënyrë të drejtpërdrejtë futen në veprim politik të dedikuar kundër rregullimit kushtetues të shtetit maqedonas, thekson kryetari i TMRO – Vanço Shehtanski./Telegrafi