LAJMI I FUNDIT:

Shehi: Rama është trembur, ka kuptuar se SPAK mund të godasë

Shehi: Rama është trembur, ka kuptuar se SPAK mund të godasë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e konsideroi “turp të madh” faktin që partitë politike kanë nxjerrë mbështetësit e tyre për të protestuar para SPAK-ut.

“Turp i madh. Të nxjerrësh tufën e besnikëve e të godasësh një nga elementët e shtetit. Drejtësia është pushtet më vete dhe këto zotërinjtë nuk kanë pushtet mbi atë. Është krijuar për t’i kontrolluar këta. Këta e duan shtetin si vegël që ta përdorin vetë. Këta janë njerëz që kanë paratë, kanë mediat, kanë lidhje ndërkombëtare, kanë avokatët më të mirë… Çfarë frike e kanë drejtësinë këta? Frikë e ka ai hallexhiu që është plagosur me komshiun. E vetmja drejtësi që funksionon pak, të dy palët i janë turrur”, tha Shehi në A2 CNN.

Kur u pyet nëse ka diçka që nuk shkon te drejtësia në Shqipëri, Shehi u përgjigj: “Ka shumë gjëra që nuk shkojnë. Në Gjykatën e Lartë ka mbi 35 mijë dosje pronarësh që presin të marrin mallin e vet. Në gjykatat e apelit ka mijëra dosje dhe për të marrë një rrogë mund të presësh 10 vjet. Kjo nuk është më drejtësi pastaj. A keni parë të bëjnë ndonjë demonstratë për këto? Kryeministri u kujtua kur e ngacmuan te kryetari i Bashkisë. Tani që e kuptuan që këta te merrkan, janë trembur dhe kanë nisur t’i bien. Janë ortakë të dy palët. Demonstrata njësoj bëjnë, vetëm njerëzit ndryshojnë”.


Sipas kreut të LZHK-së, në Shqipëri “nuk mund të bëhet drejtësi perfekte”, por “duhet lënë të punojë dhe do të vetërregullohet”.

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori